Për Platformën


Raporto.mk është Platformë që synon të rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme lokale. Ka për detyrë të inkurajojë bashkëveprim më të madh midis vetqeverisjes lokale dhe qytetarëve dhe të krijojë një atmosferë ku pjesëmarrja qytetarëve është kyçe dhe e domosdoshme. Përmes kësaj Platforme qytetarët do të mund ti shprehin ankesat e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë, poashtu, të kryejnë edhe mbikqyrje mbi punën e pushtetit lokal.

Për momentin, nëpërmjet Platformës raporto.mk mund të raportohen kateogritë e poshtëshënuara:

  • Mbeturina
  • Gropa në rrugë
  • Ndriçim publik
  • Ndotësit e ajrit (tymi i zi nga fabrikat, shtëpitë, veturat, deponitë)
  • Ujëra të zeza  (mbeturina në ujë, etj.)
  • Të ndryshme (trotuar i dëmtuar, shenja e rrugës,  automjeti i braktisur, rrugë dhe trotuaret të papastruara nga bora, akulli dhe gurë, qentë endacak etj.)


Ankesat e raportuara në raporto.mk, dërgohen për t’u shqyrtuar tek zyrtarët përgjegjës të komunave. Më pas, shërbimet publike kanë detyrë të angazhohen siç duhet dhe ti qasen zgjidhjes së problemit. Secili qytetar mund ti sheh ankesat e raportuara, mund të përditësoj ato apo të abonohet për njoftime.

Raporto.mk është e bazuar në platformën e hapur FixMyStreet të mySociety dhe e ofruar përmes DemTools nga National Democratic Institute (NDI). Programimi dhe Dizajni i raporto.mk është bërë i tëri nga profesionistë.



Projekti "Qytetarët për Komunën: Punojmë së bashku për transparencë dhe përgjegjësi" është zbatuar nga О.Ј.Q. NEXUS- Civil Concept dhe është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesit/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.